Anija turistike shpërthen në flakë, evakuohen mbi 200 pushues në lumin Nil

Anija turistike shpërthen në flakë, evakuohen mbi 200 pushues në lumin Nil

Një anije turistike shpërtheu në flakë në lumin Nil, duke detyruar autoritetet të evakuonin mbi 200 pushues. Zjarri besohet të ketë shpërthyer në kuzhinën e anijes, teksa arsyet mbeten ende enigmatike. Flakët u përhapën në të gjithë mjetin lundrues dhe shkatërruan plotësisht kabinat, duke detyruar stafin të aktivizonte alarmin e emergjencës. Mediat e huaja raportojnë se anija u ankorua për të mundësuar evakuimin e rreth 220 turistëve, të kombësive të ndryshme. Procesi i evakuimit rezultoi i vështirë, pasi zjarri kishte shpërthyer në katin e poshtëm. “Ishte kaos. Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Disa pasagjerë arritën të kalonin në vend të sigurt përmes kalimit, të tjerë nuk mund të dilnin as nga kabinat e tyre dhe përfundimisht u shpëtuan nga dy anije të vogla”, thuhet...