Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet në Gaza, mes tyre dhjetëra fëmijë/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja
Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën të paktën 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra. Sulmet, që kanë goditur zona të banuara, shkolla dhe shtëpi, lanë mbi 250 të plagosur. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar, ndërsa numri i viktimave rritet me kalimin e orëve. Sipas raporteve të forcave izraelite, sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA. Izraeli ka goditur dhjetëra objektiva, të cilat i konsideron si vend-strehime terroristësh. Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar akuzat për një sulm ndaj trupave izraelite dhe ka dënuar ashpër bombardimet, duke i quajtur ato shkelje të hapura të armëpushimit. Top Channel