“Tirana zyrtare angazhim të palëkundur drejt anëtarësimit”, Balla lexon deklaratën e përbashkët me BE-në: Vijon mbështetja për Shqipërinë

“Tirana zyrtare angazhim të palëkundur drejt anëtarësimit”, Balla lexon deklaratën e përbashkët me BE-në: Vijon mbështetja për Shqipërinë

Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, Taulant Balla shpalosi raportin e përbashkët me BE-në. Në deklaratë theksohet hapja e një zyre përfaqësimi për Ballkanin Perëndimor në Tiranë me vendim të PE, teksa po ashtu u përshëndet bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja që Evropa i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në familjen evropiane. “Kemi pasur shkëmbime të sinqerta dhe gjithëpërfshirëse mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, politikën e jashtme, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal; ecurinë dhe sfidat në sektorët e ekonomisë, energjisë, mjedisit dhe turizmit në Shqipëri; ecurinë dhe sfidat në institucionet e sundimit të ligjit, dhe në luftën kundër korrupsionit e të gjitha formave të krimit;...