Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës. Pagesa janë bërë pa kryer shërbime
Për 3 koncesionet në shëndetësi që marrin miliona euro nga buxheti shtetit, kontrolli bazë, hemodializa dhe sterilizimi deputetët gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2024 të KLSH, kërkuan nga ky institucion kryerjen e një auditim dhjetëvjeçar për të hetuar shkeljet. Teksa këto kontrata janë drejt përfundimit të afateve, socialisti Erion Brace sugjeroi auditimin e sasisë së shërbimeve të ofruara dhe vlerës së pagesës së dhënë nga shteti. “Po lexoj nga raporti edhe për vitin 2023 thuhet në të, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Këtë gjetje e kam hasur vazhdimisht në vitet, është e njëjta sjellje vit për vit. Cili...