Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj emërohet Drejtor i Postës Shqiptare
Etjen Xhafaj TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Xhafaj do të jetë Administrator i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025. vendimi Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë. Më herët, Xhafaj ka mbajtur postin e deputetit të Partisë Socialiste në legjislaturën e kaluar. Gjithashtu, ai ka mbajtur postet e Zv. Ministrit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Zv.Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë, me emërimin e ri, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra të vendit. Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare shihet si pjesë e...