Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj emërohet Drejtori i Përgjitshëm i Postës Shqiptare
Ish-deputetët që nuk arritën të merrnin mandatin në 11 Maj, po shpërblehen një nga një nga kryeministri Rama. Radha i ka ardhur Etjen Xhafajt, i cili është emëruar drejtor i Postës Shqiptare, me vendimin e firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Në zgjedhjet e 11 Majit, Xhafaj nuk arriti të merrte vetëm 1245 vota, shumë pak për të marrë mandatin e deputetit, por kjo nuk e ka penguar që të emërohet në një post të rëndësishëm. Shpërblimi i ish-deputetëve është një praktikë që Rama e bën shpesh, duke i emëruar ata në poste drejtuese apo si zv.ministra.