“Krerët e institucioneve të drejtësisë thanë të vërtetën në Kuvend”, Berisha: Për një vendim gjykate duhen pritur 1200 ditë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të mërkurë Grupin Parlamentar, ndërsa para se takimi të kalonte e dyer të mbyllura, ka dhënë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal te raportimi në Kuvend dy ditë më parë i Kreut të SPAK Altin Dumani, dhe kryeprokurori Olsian Çela. Sa më sipër Berisha tha se ata thanë të vërtetën në raportimin e tyre në Kuvend, lidhur me lidhje me vonesën e dosjeve, sipas tij.
“Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se qytetarëve u duhet të presin 1200 ditë për të marrë një vendin gjykate.
 

Top Channel