Indeksimi i pensionit me 2.5 % nuk kënaq të moshuarit në Cërrik. Ata shprehen se qeveria po tallet, ndërsa deklarojnë se të ardhurat që marrin nga pensioni nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës.
Syri TV
Sipas të moshuarve të qytetit të vogël dhe të varfër të Cërrikut, rritja reale e pensionist është vetëm 250 lekë, apo thënë ndryshe, vetëm tre kafe shtesë.
Të moshuarit tregojnë se pensionistët i kanë në vlera qesharake, ndërsa paratë që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës.
Cërriku, dikur një qytet naftëtarësh, sot i ngjan një azili të moshuarish, pasi të rinjtë janë larguar për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën aty.
