Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Xhorxh Soros si përgjegjës për “katastrofën” në sistemin e drejtësisë shqiptare. Berisha theksoi se reforma në drejtësi, që sipas tij është shndërruar në një mekanizëm politik për kontrollin e institucioneve, ka çuar vendin në një kolaps të plotë ligjor, ku qytetarët presin me vite për zbardhjen e vendimeve gjyqësore dhe ku prokuroria është “e paralizuar dhe pa kompetenca reale”. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Tani, kjo është situata. Ne bëmë të pamundurën që shqiptarët të marrin vesh. Nesër janë dy institucione të tjera, KLGJ dhe KLP. Unë vlerësoj, edhe njëherë, ato diskutime që bënë para jush në komisione, duke paraqitur jo fshehur realitetin, por duke dëshmuar...