Lëkundje tërmeti në kryeqytet

Lëkundje tërmeti në kryeqytet

Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 13:39 Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane Mesdhetare për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash. Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonat përreth, përfshirë Elbasanin. Tërmeti është regjistruar në orën 12:49. Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.