Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin i ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin. Ministrja tha se DPSHTRR, falë investimeve dhe inovacionit, është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik. “DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Tashmë kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjellë këtë institucion në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku. Bajraktari më parë ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha Balluku, do të...