Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën
Një vlerësim i kohëve të fundit i inteligjencës amerikane për konfliktin në Ukrainë paralajmëron se Vladimir Putin duket më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën dhe për të triumfuar në fushën e betejës. Sipas asaj që zbulon NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan dhe një zyrtar të lartë të Kongresit, analiza u nda me anëtarët e Kongresit në tetor. Ndër të tjera, ajo thotë se agjencitë amerikane nuk shohin shenja se Rusia është e gatshme të bëjë kompromis për çështjen ukrainase, në një kohë kur Donald Trump po kërkon të ndërmjetësojë bisedimet e paqes. Siç thekson media amerikane, analiza e fundit paraqet përfundime të ngjashme me vlerësimet e mëparshme të qëndrimit të Moskës që agjencitë perëndimore kanë bërë që nga...