Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

Durrësi është tronditur ditën e djeshme nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij. Vëllai i viktimës e mori lajmin se kush ishte autori i krimit gjatë intervistës direkte në “Shqipëria Live”. Ai u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë. Ndër të tjera, vëllai i viktimës deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali. “Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte...