Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”. Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit
Persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa false elektronike duke i përdorur për t’u dërguar qytetarëve email-e kërcënuese në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që...