Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje 33-vjeçare në Mulhouse të Francës. Ngjarja ndodhi të shtunën e 22 tetorit. Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Sipas zhvillimeve të reja në hetim, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi. Zyra e prokurorit të Mulhouse deklaroi në njoftimin e saj për shtyp se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport policor. Mediat raportojnë se autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg.