PD kërkoi shkarkimin e Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

PD kërkoi shkarkimin e Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit, do të diskutohen dy raportet e hartuara pas kërkesës së opozitës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin për Legjislacionin i kanë propozuar Kuvendit rrëzimin e kërkesës së opozitës, duke argumentuar se Peleshi nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës apo të Rregullores së Kuvendit gjatë drejtimit të seancave të datave 16 dhe 18 shtator 2025. “Deputetët e shumicës parlamentare vlerësojnë se Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, në drejtimin e seancave plenare të datave 16.9.2025 dhe 18.9.2025 nuk ka kryer asnjë shkelje të parashikuar në ndonjë dispozitë të Kushtetutës dhe as të Rregullores së Kuvendit, por ka kryer çdo funksion në respektim të parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore,” – thuhet...