I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

Opozitaret qe zgjodhen pushtetin TIRANË- Pas më shumë se 12 vitesh në pushtet, ku shumë ‘koka’ janë prerë dhe janë konsumuar nga vitet e gjata në qeverisje, socialistët kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, edhe për individë të profileve të larta që dikur kanë qenë në opozitë. Në muajt e fundit, një sërë funksionarësh të Partisë Demokratike, por edhe të zgjedhur lokalë e vendorë, kanë pranuar që të marrin poste publike në qeverisjen Rama 4. Dukshëm të lodhur nga vitet e gjata në opozitë, një pjesë e tyre e kanë justifikuar marrjen e posteve, me përgjegjësitë dhe dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetarëve. Sinjalet e para për largimet nga fronti opozitar u dhanë që në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Majit. Alban...