Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Gëzo me engjëjt Leandro”/ Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi”, nxënësit i japin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident
Në Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, këtë të mërkurë ka mbizotëruar heshtja dhe dhimbja. Një ditë zie për humbjen e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, nxënës i vitit të tretë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në bulevardin kryesor të qytetit, teksa kthehej nga puna, pak pas mesnate. Në klasën ku Leandro zhvillonte mësimet çdo ditë, sot nuk kishte zhurmë, por lot dhe trishtim. Banka e tij ishte bosh, mbi të, shokët kishin vendosur një buqetë me lule, në shenjë kujtimi dhe respekti për mikun e tyre. Në ambientet e shkollës është vendosur një pankartë ngushëllimi, ku nxënësit dhe mësuesit kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e 17-vjeçarit, por edhe një apel për drejtësi. Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e Leandros e përshkruajnë atë si...