Përplasjet në Kuvend ditën e votimit të programit të qeverisë, zbardhet raporti i PS: Peleshi nuk e shkeli Rregulloren, kërkesa e PD për shkarkimin e tij duhet rrëzuar

Përplasjet në Kuvend ditën e votimit të programit të qeverisë, zbardhet raporti i PS: Peleshi nuk e shkeli Rregulloren, kërkesa e PD për shkarkimin e tij duhet rrëzuar

Top Channel ka siguruar relacionin e shumicës parlamentare, ku deputetët e PS argumentojnë se përse Niko Peleshi nuk duhet shkarkuar nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Në dokumentin zyrtar që vjen pas kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e Peleshit, që do të shqyrtohet nesër, mazhoranca thekson se kreu i Kuvendit nuk e ka shkelur rregulloren dhe se kërkesa e PD duhet të shkarkohet. “Në përfundim të analizës kushtetuese dhe ligjore, të analizës së fakteve dhe provave, si dhe shkeljeve të pretenduara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, arrijmë në konkluzionin se kërkesa nuk plotëson kushtin substancial, me qëllim që shkelja të jetë për shkaqe kushtetuese, sipas nenit 114/1 të Rregullores së Kuvendit. Nga sa më sipër, arrihet në konkluzion se: 1-...