Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Propozimi i Berishës për ndryshimin e Kushtetutës, PS nuk e refuzon, Balla: Ta diskutojmë në komisionin e Posaçëm
Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi idenë e ndryshimeve kushtetuese për t’i hapur rrugë krijimit të Senatit, vjen reagimi i socialistëve. Kryetari i grupit parlamentar të shumicës, Taulant Balla tha sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE se propozimi i Berishës mund të diskutohet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. “Për sa i përket çështjeve të lidhura me drejtësinë duhet të jetë shumë e qartë maxhorancës qeverisëse të këtij vendi. Në Kuvendin e Shqipërisë vlerësojmë rezultate të arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe ndjekim vazhdimin e punës. Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë rezolutën, për të treguar që drejtësia nuk është e mirë, kur ngre akuza ndaj opozitarit,...