“Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit: Janë false, bëni kujdes

“Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit: Janë false, bëni kujdes

Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar duke bërë me dije se disa adresa e-mail false po kërcënojnë qytetarët, me qëllim frikësimin, dhe duke u thënë se duhet të paraqiten në polici sepse janë nën hetim. Këto mesazhe dërgohen në emër të drejtorit të policisë, Ilir Proda. Njoftimi zyrtar i policisë: Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve,...