Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor
Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025. Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve...