BE certifikon Vettingun dhe SPAK: Verbëria e drejtësisë të jetë e aplikueshme tek të gjithë.  Kufizoni financimet në zgjedhje

BE certifikon Vettingun dhe SPAK: Verbëria e drejtësisë të jetë e aplikueshme tek të gjithë. Kufizoni financimet në zgjedhje

Në ditën e dytë të takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian është diskutuar për progresin dhe sfidat e institucioneve të shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të krimit. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder foli për progres në shtetin ligjor por e vuri theksin në vijimin e luftës me korrupsionit. Andreas Schieder, u shpreh se “Vetingu gjyqtarëve dhe prokurorëve i vështirë por ju çon tek suksesi. Verbëria e drejtësisë duhet të jetë e aplikueshme tek të gjithë. Inspektori i drejtësisë aktiv por është i kufizuar. Me rëndësi është që të rriten trajnimet në gjyqësor. Është me rëndësi po ashtu hetimi zyrtarëve të lartë për korrupsion që mbetet një problem. Interesant është aplikimi...