Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Iku në punë dhe nuk u kthye më! Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Itali, nënë e dy vajzave të vogla
floresha prengu ITALI- Prej një jave, një nënë e re shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në qytetin italian të Trentos. Floresha Prengu, 35 vjeçe, doli nga banesa e saj në mëngjesin e 22 tetorit për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpi, ku e prisnin bashkëshorti dhe dy vajzat e saj të vogla. Sipas mediave italiane, ajo pritej të kthehej në orën 17:00, por nuk u shfaq kurrë. Bashkëshorti, i shqetësuar nga mungesa e saj, njoftoi menjëherë policinë, duke ngritur alarmin për zhdukjen. Menjëherë pas denoncimit, u organizuan operacione të gjera kërkimi në të gjithë zonën përreth lumit Adige, ku morën pjesë dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe kërkimi, përfshirë patrulla lumi dhe një helikopter që monitoronte territorin nga ajri. Megjithatë, asnjë...