Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ilir Prodës i hapin adresë false! Qyetarët marrin mesazhe kërcënues në emër të tij, Policia: Kujdes!
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Njoftimi i policisë: Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici. Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj. -Qytetarët duhet të kenë parasysh:• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare...