Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Lëvizje të shumta në drejtimin e Policisë së Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në nivele kyçe të strukturave lokale. Këto lëvizje janë pjesë e riorganizimit të brendshëm të Policisë së Shtetit me synim forcimin e drejtimit lokal dhe rritjen e efikasitetit të strukturave hetimore në territor. Të gjitha lëvizjet · Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Malësi të Madhe (DVP Shkodër), emërohet shef komisariati në Dibër. · Kryekomisar Nertila Meta, deri më tani specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum (DPPSH), emërohet shefe komisariati në Librazhd (DVP Elbasan). · Kryekomisar Elton Halili, që drejtonte Komisariatin e Policisë Librazhd, transferohet si shef komisariati në...