Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Baza e arsenalit me armë në Tiranë, TCH siguron foton e 34-vjeçarit të arrestuar
Këtë të mërkurë u zbulua një bazë, ku ishin fshehur arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në Tiranë. Top Channel ka siguruar foton e të arrestuarit, shtetasit Eugert Sino, 34 vjeç, i cili dyshohet se i posedonte. Policia sekuestroi 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Po ashtu u identifikuan dhe u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Top Channel