“Kemi pasur konflikte”, dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut/ Gjithçka nisi për pjatën e proshutës, më pas…

“Kemi pasur konflikte”, dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut/ Gjithçka nisi për pjatën e proshutës, më pas…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dëshminë e 41-vjeçarit Filip Shehu, autorit të vrasjes së kolegut në orarin e punës. Ai ka deklaruar se konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, por ka shtuar se kanë pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dëshmia bie ndesh me stafin tjetër të lokalit, të cilët kanë deklaruar se viktima Indrit Ismailllari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri. Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh. Nuk kanë pasur debate të ashpra, teksa autori vijon të mbajë të njëjtën dëshmi duke treguar se “ndjehesha i kërcënuar, cënuar, kishim konflikte të vazhdueshme”, por...