‘Vettingu u kthye në gjueti shtrigash’/ Blushi-BE-së: Shqipëria sot ka më shumë korrupsion se para reformës në drejtësi

‘Vettingu u kthye në gjueti shtrigash’/ Blushi-BE-së: Shqipëria sot ka më shumë korrupsion se para reformës në drejtësi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, z. Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, ngriti shqetësime të forta mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend dhe dështimin e Reformës në Drejtësi. Blushi theksoi se shteti i së drejtës, si një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian, duhet të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por se realiteti aktual tregon të kundërtën. “Reforma në Drejtësi, e miratuar me konsensus politik dhe pritshmëri të mëdha në vitin 2016, ka rezultuar një dështim total. Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025 i World Justice Project tregon përkeqësim 100% krahasuar me vitin 2015. Shqipëria sot renditet në vendin e 105 në botë, krahas vendeve me...