Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Studimi: 9 orë ushtrime në javë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek burrat
Sipas një studimi të ri shkencor burrat kanë nevojë të ushtrohen pothuajse dy herë më gjatë se gratë për të arritur të njëjtën ulje të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës. Studimi analizoi të dhënat e aktivitetit fizik nga më shumë se 80,000 njerëz dhe zbuloi se rreziku i sëmundjeve të zemrës u ul me 30 përqind tek gratë që ushtroheshin për 250 minuta në javë. Burrat duhej të ushtroheshin 530 minuta në javë, gati nëntë orë, për të parë të njëjtin efekt. Studimi mbështetet në hulumtimet e mëparshme që sugjerojnë se gratë përfitojnë më shumë se burrat nga e njëjta sasi ushtrimesh, por në përgjithësi janë më pak aktive fizikisht dhe kanë më pak gjasa të arrijnë objektivat e rekomanduara të ushtrimeve. Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor...