Snajper, silenciator dhe dhjetëra pistoleta, zbulohet baza e armëve në Tiranë, një në pranga

Snajper, silenciator dhe dhjetëra pistoleta, zbulohet baza e armëve në Tiranë, një në pranga

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në lagjen 'Myslym Shyr' Tiranë. Në pranga është vënë 34-vjeçari Eugert Sino ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes armëve të sekuestruara janë: 5 snajper, 1 silenciator, 12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”. Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17...