Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Neglizhuan pacienten dhe e çuan drejt humbjes së foshnjes, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”
ENRIKETA KROI DHE IBRIME MATA TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeket gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, për shkak se kanë neglizhuar një paciente shtatzënë, duke i shkaktuar humbjen e foshnjes. Pas denoncimit të bërë nga shtetasja, G.S, në vitin 2023, Prokuroria e Tiranës ka kryer një sërë hetimesh, nga ku rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore të gruas shtatzënë, pavarësisht ekzaminimeve të shumta që ka kryer gjatë kësaj kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e...