Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve
Tregu shqiptar i bulmetit po bëhet gjithnjë e më i varur nga jashtë. Të dhënat më të fundit tregojnë se importet e produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit kanë arritur nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të vitit 2025. Sipas INSTAT, nga korriku në shtator, vlera totale e importeve për këtë kategori arriti në 2.28 miliardë lekë – me 815 milionë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë në shtator, shifra që përbëjnë rekord për këtë periudhë. Rritja e importeve lidhet drejtpërdrejt me uljen e numrit të bagëtive qumështore dhe rënien e prodhimit vendas të qumështit. Sipas statistikave zyrtare, prodhimi total i qumështit në vend ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877...