Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam konflikte
Shpërthimi me tritol i një dite më parë në Shkodër vazhdon që të jetë ende një mister. Shtetasi Enea Busukja i cili ishte në qendër të këtij atentati mësohet se ka dhënë një deklaratë për policinë vendore të Shkodrës teksa në mënyrë kategorike ka mohuar faktin se mund të ketë patur probleme me ndokënd. Inspektori tatimor është shprehur se nuk e ka as idenë më të vogël përse ndodhi atentati ndaj tij dhe se kush mund të jenë autorët. “Sapo dola nga banesa dhe isha duke hipur në makinën e punës që kam. Në ato momente shpërtheu lënda eksplozive që ishte vendosur tek motori afër makinës time. Fillimisht nuk e kam kuptuar se çfarë ndodhi. Kam dalë nga automjeti dhe kam qëndruar derisa erdhi policia...