Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan Mbrojtja Civile dhe spitalet lokale të drejtuara nga Hamasi. Izraeli tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj “shkeljeve” të marrëveshjes së armëpushimit nga Hamasi, pasi një ushtar izraelit u vra në jug të Gazës. Hamasi mohoi çdo përfshirje, duke e quajtur bombardimin “kriminal” dhe “shkelje të hapur të marrëveshjes”. Sulmet goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në qytetin e Gazës, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Dëshmitarë përshkruan “shtylla zjarri e tymi” që ngriheshin mbi qytet. Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë persona janë ende nën rrënoja. Kryeministri...