Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ “A jeni mirë të gjithë?”, gjuetarët e uraganeve tronditën jashtë mase nga turbulencat e “Melissa”
Fluturimi i gjuetarëve të uraganeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara pranë uraganit Melissa, i cili pasi shkaktoi shkatërrime në Xhamajka, tani po shkon drejt Kubës, ishte plot ngjarje. Siç mund të shihet në një video të publikuar në X, aeroplani që mbante drejtuesit e agjencisë amerikane u trondit dhunshëm për disa sekonda nga turbulencat e shkaktuara nga erërat e forta të Uraganit Melissa. Pamjet tregojnë avionin që lëkundet dhe objektet bien në dysheme, ndërsa pasagjerët në përgjithësi qëndrojnë të qetë. WATCH: NOAA Hurricane Hunters encounter extreme turbulence while flying into Hurricane Melissa today. pic.twitter.com/O6jXrAof3d — Breaking911 (@Breaking911) October 28, 2025 “Jeni të gjithë mirë?” pyeti një nga pasagjerët në aeroplanin e NOAA-s kur turbulenca mbaroi. Top Channel