Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të evakuuar, erëra mbi 200 km/orë

Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të evakuuar, erëra mbi 200 km/orë

Qindra mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qendra emergjente, pasi uragani “Melissa” ka goditur Kubën me erëra shkatërruese deri në 200 km/orë. Autoritetet kubane kanë shpallur paralajmërim uragani për provincat Granma, Santiago de Cuba, Guantánamo, Holguin dhe Las Tunas, ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme në infrastrukturë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), “Melissa” ka erëra maksimale të qëndrueshme prej 193 km/orë dhe po lëviz me shpejtësi 16 km/orë në drejtim verilindor. Bërthama e stuhisë ndodhet 32 km në lindje të Chivirico-s dhe rreth 97 km në perëndim-jugperëndim të Guantánamos. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e vazhdueshëm mund të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme për jetën dhe rrëshqitje dheu në zonat malore. Uragani...