Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin/ TCH zbulon raportin e PD: Ka kthyer Kuvendin në “teatër kukullash” në shërbim të kryeministrit “karagjoz”, të shkarkohet

Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin/ TCH zbulon raportin e PD: Ka kthyer Kuvendin në “teatër kukullash” në shërbim të kryeministrit “karagjoz”, të shkarkohet

Dy raporte, dy qëndrime për fatin e Niko Peleshit  në krye te Kuvendit.  Por, fjalën e fundit e ka seanca plenare e së enjtes. 24 orë para mbledhjes se Parlamentit gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbuluar raportin e Partisë Demokratike ku rendit 5 shkelje që në bindjen e demokratëve janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit. Akuza kryesore për shkarkim e Niko Peleshit, në dokumentin që Top Channel disponon është qëndrimi i njëanshëm i kryeparlamentarit  ne shërbim te partisë që e ka vendosur në krye te piramidës se shtetit  duke shndërruar Kuvendin në “teatër kukullash” me dirigjent shefin e tij politik. “Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund...