Plani me tri shtylla i Tedi Koplikut: Si do të riformohet e djathta përmes ‘Brain Gain’

Plani me tri shtylla i Tedi Koplikut: Si do të riformohet e djathta përmes ‘Brain Gain’

Tedi Kopliku, drejtuesi i ri i departamentit 'Brain Gain' në Partinë Demokratike, ka shpalosur një plan të detajuar me tri shtylla për të rivitalizuar të djathtën shqiptare. Nw emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ nw Syri TV, Kopliku u shpreh se synon ta ndryshojë këtë realitet përmes një strategjie të qartë. Shtylla e parë fokusohet te 'narrativa dhe anti-propaganda', me qëllim ndërtimin e një mesazhi koherent dhe të centralizuar që do të përfaqësojë Partinë Demokratike. Kjo do të shërbejë për të krijuar një identitet të qartë ideologjik dhe për të luftuar dezinformimin. Shtylla e dytë, 'Head Hunters', ka të bëjë me burimet njerëzore. Departamenti do të funksionojë si një 'laborator' për të identifikuar dhe afruar talente të reja, sidomos nga diaspora, të cilët mund të kontribuojnë...