Erion Veliaj
TIRANË-Përurimi i një kopshti në Yzberisht më 10 shkurt të 2025 do të shënonte daljen e fundit publike të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj para arrestimit. Rreth 9 muaj nga ai takim, Veliaj do të dalë para publikut në sallën e Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Nga roli i kryebashkiakut në podiumin e një kopshti, paraqitja në GJKKO, ‘beteja’ në rrjete sociale nga qelia, deri tek shkarkimi i tij, cilat ishin momentet e kufizuar në publik gjatë këtyre muajëve…
Dalja e fundit-pamjet nga kopshti
Më 10 shkurt ish-kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e një kopshti në Yzberisht.
Disa minuta më vonë, pas pamjeve nga kopshti, Veliaj u shfaq në Bashkinë e Tiranës teksa dilte nga zyra e tij me dosje në duar në shoqërinë e oficerëve të BKH-së.
GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës dhe pamja që pasoi nga 10 shkurti deri në mars ishte dalja e tij e fundit nga Bashkia e Tiranës dhe furgoni i Policisë që e shoqëroi në paraburgimin e Durrësit. Pas rreth 1 muaji në qeli, më 11 mars Veliaj u nis drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme, ku kërkonte lirinë.
Teksa ka dalë nga GJKKO, Veliaj u kap nga mediat me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Më 12 mars ish-kryebashkiaku u kap sërish në sallën e GJKKO, por dalja e tij ishte thjesht një imazh pasi kërkesa e tij që seanca të ishte e hapur për mediat dhe të deklaronte publikisht përgjimet e kryera ndaj tij, u rrëzua.
Nga ky moment, pamja e Erion Veliajt mungoi në publik, ajo që pasoi ishin postimet e tij në rrjete sociale dhe mesazhet nga burgu. Ankimimet e ish-kryebashkiakut u shqyrtuan nëpër shkallët e drejtësisë, por pa rezultat. Muaj më vonë në shtator 2025, shkarkimi si kryebashkiak i Tiranës, ‘nxiti’ daljen e tij në publik.
Asakohe, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i bëri një kërkesë Këshillit Bashkiak që të ishte i pranishëm në mbledhjen ku do të vendosej shkarkimi i tij. Veliaj kërkoi që para se të merrej vendimi për shkarkimin e tij, të dëgjohej në mbledhje, por Këshilli Bashkiak ‘i mbylli derën’, duke i ofruar vetëm të drejtën me shkrim për pretendimet e tij.
‘Gurët’ u lëvizën, shkarkimi i Veliajt u miratua dhe vendimi i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.
Rreth një javë më vonë, ‘situata’ u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegon se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.
Ndryshe nga Këshilli Bashkiak, Veliaj në seancën për shqyrtimin e shkarkimit të tij do të i pranishëm fizikisht, pasi ky i fundit shprehu vullnetin për të marrë pjesë. Kushtetuesja ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë. Gjithashtu është njoftuar dhe SPAK, pas konfirmimit të Veliajt.
Teksa më 31 tetor presim daljen e parë publike për Erion Veliajn pas arrestimit, Tirana pret edhe vendimin për zgjedhjet e mbajtura ‘peng’.
900 0 1741785617×640 0 1741700927×640 0 67b6260cb841e 866 402
532 300 1739706249xveliaj shoqerohet sd 373
900 0 1739196774x66666ppppng 332 1
