Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrau kolegun kuzhinier, picieri te Komuna e Parisit ishte person problematik dhe konfliktual
Policia e Tiranës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën Filip Shehu, 41 vjeç, vrau një ditë më parë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, në ambientet e një lokali te “Komuna e Parisit”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy punonjësve të lokalit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Ismaillarit për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë. Sipas burimeve policore, autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga forcat e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Nga hetimet ka rezultuar se Shehu ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa mjeti prerës me të cilin dyshohet se kreu...