Ditë me diell por temperatura më të ulëta, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell por temperatura më të ulëta, parashikimi i motit për sot

Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 09:20 Ditën e sotme vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, pa reshje dhe me temperatura të këndshme për fundin e tetorit. Era do të fryjë kryesisht nga jug me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina herë pas here mund të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik në brigje.