Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Panairi ndërkombëtar në Dubai, Kryeministri: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga panairi ndërkombëtar në Dubai, ku merr pjesë edhe Shqipëria me një pavion të veçantë. “Dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. Në panair janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë nderkombetar drejt Shqipërisë.