Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Tepelenë, humb jetën 25-vjeçari, pasi motori përplaset me barrierat e rrugës
Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekje e një të riu, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës. Burime bëjnë me dije se 25-vjeçari Ergest Qenani, banues në Tepelenë, duke drejtuar një motor, është përplasur me barrierat metalike anës rrugës. Përplasja ka qenë e fortë, duke rezultuar fatale për të riun, për shkak se ka marrë dëmtime në kokë dhe nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke humbur jetën në vend. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. gijotina.com/