Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj
Vajza e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, dëshmoi sot në një gjykatë në Paris, duke përshkruar “dëmin e thellë psikologjik” të shkaktuar nënës së saj nga një fushatë online dezinformimi rreth gjinisë së saj. Tiffin Ozier, 41 vjeç, vajza e Brigitte Macron nga martesa e saj e parë me André-Louis Ozier, tha se e ndjente detyrë të dëshmonte në gjyqin e dhjetë personave të akuzuar për ngacmim online të Zonjës së Parë tw Francws. Të pandehurit dyshohet se kanë përhapur akuza të rreme dhe “keqdashëse” rreth gjinisë dhe seksualitetit të gruas së presidentit francez, Emmanuel Macron. “Nuk kalon asnjë javë që ajo të mos ngacmohet. Askush nga rrethi i saj profesional ose personal nuk shmang përmendjen e këtyre akuzave”, tha Ozier, duke përshkruar...