Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Teodori 2003’ sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi
Mbrëmjen e së martës është denoncuar se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit. Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje. Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është...