Drejtori ekzekutiv i CRCA/ECPAT Altin Hazizaj, thotë se nëse Shqipëria nuk miraton ligjin për gjinitë, rrezikon të mos finalizojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Jemi përpara një fushate të madhe dezinformomi. Janë dy momente që unë mendoj që duhen sqaruar. E para ky është një ligj që në qoftë se Shqipëria nuk e miraton në gjendjen që është dhe unë jam i lumtur që shoqëria civile ka reaguar në masë, Shqipëria nuk ka për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.
Shqipëria ka hyrë në procesin e integrimit që do të thotë në procesin e integrimit janë gjashtë grup kapituj ku dy më të rëndësishmet janë kapitulli 23 dhe kapitulli 24. Kapitulli 24 ka të bëjë me të drejtat fundamentale që i thonë në Bashkimin Europian ose ndryshe e njohur me ato të drejta bazë të njeriut që askush nuk mund t’i shkelë.
Bazuar mbi këtë, Bashkimi Europian ndërton dhe vendos ato që quhen brenchmarks. Brenchmarks do të thotë që janë disa momente që duhen arritur, të cilat shteti në qoftë se nuk i arrin, automatikisht procesi i anëtarësisë në Bashkimin Europian nuk ndodh. Dhe ka dhe një fakt tjetër për ta kuptuar Akili, se ne që vijmë nga fusha juridike i dimë. Ka dhe një fakt tjetër që në qoftë se nuk realizon brenchmark, pra ato rritjet kryesore ka pasoja ekstreme për neve se BE-së nuk i bëhet vonë”.
