Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Blackberry i Evis Berberit zbuloi aferën e tunelit të Llogarasë/ Si e orientoi ish-kreu i ARRSH shtetasin grek të futej në tender me ortakun e tij
Emisioni “Në Shënjestër”, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita. Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend. “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres. Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave,...