Gjin Gjoni: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në rrezik të madh

Gjin Gjoni: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në rrezik të madh

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda që shënuan një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Ai thekson se krimi ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa rendi dhe siguria mbeten në mëshirë të rastësisë. Sipas Gjonit, vetëm në harkun e tre orëve u regjistruan tre vrasje: në Berat një turist u vra me thikë në mes të kalasë, në Durrës një baba u vra nga djali i tij, ndërsa në Tiranë një punonjës lokali u vra nga kolegu. Ndërkohë, në Shkodër një zyrtar i tatimeve u bë objekt i një atentati me tritol, ndërsa një shtetas i huaj humbi jetën në qeli. Gjin Gjoni akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për degradimin e strukturës së Policisë së Shtetit...