Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Debate për “barazinë gjinore”, përplasja në Kuvend e grupeve të interesit në lidhje me përcaktimin e gjinive
Jo vetëm në opinionin publik, por edhe në Kuvend, projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët. “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin… Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani. “Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar…”, u shpreh Ardit...